Aksident në Tiranë, taksia përplas udhëtarin me biçikletë

27/03/2017 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes në  Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin mes segmentit të unazës së vogël dhe Bulevardit dhe në të është përfshirë një makinë shërbim taksi dhe një person që po udhëtonte me biçikletë.

Nga përplasja është dëmtuar personi që po udhëtonte me biçikletë, gjendja shëndetësore e të cilit ende nuk bëhet me dije.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Top Channel