Reali, 125 milionë euro për Dybala

26/03/2017 00:00

Argjentinasi Paulo Dybala është një nga futbollistët më të mirë dhe premtuesë të Serisë A, çka e bën atë shumë të kërkuar në mërkato.

Barcelona, prej kohësh ka vënë sulmuesin e Juventusit në listën e dëshirave të saj, por së fundi edhe Real Madrid ka filluar të shfaqë interes konkret për të.

Sipas mediave spanjolle, Fiorentino Perez ka gati një ofertë të majme prej 125 milionë eurosh, që të bindë Juventusin, të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas.

Dybala cilësohet si një nga pasuesit e Lionel Messit dhe madrilenët duket se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të bërë pjesë të organikës së trajnerit Zidane.

Sulmuesi 23-vjeçar grumbullohet rregullisht edhe nga kombëtarja e Argjentinës, ndërsa të Juventus është një titullar i padiskutueshëm, ku udhëheq sulmin bardhezi së bashku me argjentinasin tjetër, Higuain.
 

Top Channel