Bosnja, stërvitja e parë pa Pjaniç

26/03/2017 00:00

Pas mbërritjes në Tiranë, Bosnja & Hercegovina ka kryer stërvitjen e parë në tokën shqiptare.

Në dispozicion të boshnjakëve është vënë stadiumi “Selman Stërmasi”, dhe nën urdhërat e trajnerit Bazdareviç janë vendosur 19 futbollistë.

Ekipi i Bosnjës nuk ka qenë i plotë në stërvitje, pasi vetëm disa orë më parë, ekipi boshnjak kishte luajtur ndeshjen ndaj Gjibraltarit, të vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

Në stërvitjen e ekipit boshnjak, ra në sy mungesa e yllit të Juventusit, Miralem Pjaniç, i cili nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e të martës, në “Elbasan Arena”.

Pavarsisht mungesës së Pjaniç, Edin Dzeko, Senad Luliç, Asmir Begoviç, Zukanoviç, etj., janë disa nga futbollistët e njohur që do përballen me kuqezinjtë, në miqësoren e të martës.

Top Channel