Shqipëria modeste në Palermo – Notat

24/03/2017 00:00

Në pritje për të bërë suprizën Kombëtarja u kthye në të përsërisë togfjalëshin e zakonshëm ‘humbje dinjitoze’.

Shqipëri e barabartë me Italinë vetëm për një pjesë, më pas naivitet, pak fantazi, pothuaj asnjë rast dhe një sjellje e turpshme edhe nga shkallët e stadiumit. Por cilët janë vlerësimet e redaksisë sonë:

Strakosha 6 – Dy gola në portën e tij, një me penallti dhe tjetri për një mos-koordinim mes mbrojtësve. I sigurtë në të gjitha daljet, i saktë në dy raste vetëm për vetëm me të dy sulmuesit e Italisë. Berisha duhet të punojë shumë për të mbajtur fanelën e titullarit.

Kukeli 6.5 – Ishte pothuaj perfekt edhe pse përballë një katërshe sulmuese kombëtarja duhej të luante një rreshtim të theksuar mbrojtës. Gjithësesi për një pjesë të mirë të lojës arriti të mbantë në ekuilibër repartin.

Ajeti 6.5 – Edhe pse është futbollisti me minutat më të pakta në aktivizimit në fushë përpara ndeshjes me Italinë, pak e tregoi në lojë. Me ndihmën e Kukelit arriti të orientohej mirë.

Veseli 6.5 – Shumë I sigurtë dhe me personalitet. E mbajti kundërshtarin të lidhur dhe pati inciativë të mirë edhe për të nxjerrë topin nga gjysmëfusha jonë.

Agolli 5.5 – Në pjesën e parë shtyu mjaftueshëm në veprimet me Roshin, më pas humbi koordinimi mes tyre. Një ndërhyrje e panevojshme për kartonin e verdhë që do ta lërë jashtë në ndeshjen e radhës.

Hysaj 5.5 – Nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe veprimet e tij u limituan në dialogun me shokun e tij të skuadrës te Napoli, Lorenzo Insigne. Pati shumë pak inkusione dhe pothuaj aspak korrodinim në krahun e lëvzijes së tij.

Basha 6 – Një futbollist me shumë personalitet, e zotëroi mirë qarkullimin e topit, provoi disa herë edhe me vertikalizimet, por ndihej që kishte mungesë pikash kontakti.

Lila 5 – Ishim mësuar në skemën e vjetër të evropianit, por në asnjë rast nuk pati koordinimin me topat e gjatë nga Strakosha. Munguan vertikalizimet dhe dukej ipasigurtë përballë kundërshtarëve.

Roshi 6 – inkusionet e tij ishin të frikshme për mbrojtjen e italiane, edhe pse përfundimi I tyre nuk kishte saktësi. Pati disa raste të mira, por i mungoi besimi për finalizim.

Memushaj 6 – Ishtë një ndeshje e vështirë në një repart ku Italia ka ekspertë. Duel shumë i fortë me Verratin, por pak fantazi për të shtyrë përpara. Mund të ishte paak më shumë altruist.

Cikalleshi 5.5 – I vetëm në një prej mbrojtjeve më të mira në botë nuk mundi dot të gjente hapësirën. Nuk pati pika të tjera kontakti, edhe pse në disa raste arriti që individualisht të dilte mirë nga mbulimi i kundërshtarit.

De Biasi 6 – Në pjesën e paarë arriti të rreshtonte mirë skuadrën. Kishte bërë një zgjedhje intiligjente në mungesë të disa futbollistëve, edhe pse vazhdon ende të mos guxojë në zgjedhjet e tij për të sulmuar. Ndër të paktat raste kur arrin të hedhë në fushë 3 debutues.
Sadiku, Grezda, Latifi – Nuk patën kohën e mjaftueshem për të treguaar më shumë, në ndeshje që pothuaj ishte mbyllur me golat e shënuar nga De Rossi dhe Immobile. 

Top Channel