Nga Strakosha te Strakosha

24/03/2017 00:00

Në portën e Shqipërisë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme do të jetë Thoma Strakosha, djali i të madhit Foto, i cili prej shumë vitesh mbrojti portën e kuqezinjve.

Top Channel i mori një intervistë ish-portierit kuqezi, i cili ndodhet në Itali për të ndjekur nga afër djalin e tij në një takim mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë.

TCH: Gati 12 vite, nga një Strakosha në një tjetër në portën e Shqipërisë…

Foto Strakosha: Kur e di atë pozicion, them se çdo moment e sheh me sy kritik pak më tepër. Duke e ditur se sa i rëndësishëm është ai pozicion, jam në ankth pak më tepër. Ai ka ikur larg familjes që në moshë të vogël dhe me kalimin e kohës këshillat sa vjen dhe zvogëlohen. Ato që janë të rëndësishme për mua është ruajtja e qetësisë, përqendrimi. Them se të tjerat kanë nevojë edhe për pak fat. Këtu ka shqiptarë që vijnë e ndjekin nga larg kombëtaren dhe kjo është një nga kënaqësitë më të mëdha, duke të dhënë një ndjenjë të dyfishtë, të krenarisë dhe të përgjegjësisë.

TCH: Kam përshtypjen që nuk ke pasur kaq shumë emocione sa ke sot?

Foto Strakosha: Është e vërtetë. Kur je vet futesh në fushën e lojës dhe i harron sa do të kesh emocione gjatë momentin që futesh në fushën e lojës. Ndërsa kur ke të bësh me një njeriun tënd dhe aq më shumë me fëmijën tënd është normale që edhe gjatë ndeshjes je i mbytur në emocione.

Top Channel