Cana: Ta sulmojmë Italinë

24/03/2017 00:00

Lorik Cana nuk mund të qëndronte larg kombëtares në një ndeshje me kaq interes dhe të rëndësishme si ajo ndaj Italisë.

Ish-kapiteni kuqezi është akomoduar në hotelin ku ndodhet kombëtarja shqiptare, për të inkurajuar skuadrën për këtë ndeshje.

Ai foli për Top Channel, duke thënë se Italia është një skuadër që të lejon të sulmosh, por më pas duhet të bësh shumë kujdes në fazën mbrojtëse pasi shfrytëzojnë pikat e dobëta.

“Nuk e di se si do të vendoset, por duke qenë se Italia luan me dy sulmues tipik është e mundur që të luajmë edhe ne me 3 qendërmbrojtësa, por kjo nuk do të thotë se do të ndodh. Italia është një kundërshtar, i cili do të na lejojë edhe neve të sulmojmë, por pikërisht aty duhet të jemi të kujdesshëm sepse është një skuadër, e cila shfrytëzon shumë dobësitë e kundërshtarit. Italia është një skuadër totalisht e ndryshme nga Spanja. Si për ne dhe si për ata është një ndeshje shumë e rëndësishme. Për ne nëse nuk fitojmë do të jetë e vështirë të kualifikohemi”, u shpreh Lorik Cana.

Top Channel