Zyrtare, Seria A serish me 4 ekipe në Champions League

23/03/2017 00:00

UEFA ka zyrtarizuar se në sezonin 2018-2019 në Champions League do të marrin pjesë 4 skuadra italiane.

Çka do të thotë që 4 ekipet e para të renditjes në përfundim të Seria A do të kenë mundësinë që të kualifikohen për në Champions League.
 
Ky vendim ka ardhur falë renditjes së federatave në  përfundim të sezonit 2016-2017, i kristalizuar pas përfundimit të 1/8 në Champions League dhe Europa League.

Top Channel