Polici dhunohet nga vëllezërit, shpëtohet nga kalimtarët

23/03/2017 00:00

Një efektiv policie në Michigan të SHBA-ve është sulmuar nga dy vëllezër pasi ai i kishte ndaluar pasi i kishte ndjekur për disa kilometra në autostradë.

Fatmirësisht në ndihmë të tij kanë ardhur 2 persona të tjerë që kanë parë vëllezërit që po dhunonin policin në detyrë.

Efektivi Garry Guild ka qenë duke ndjekur 21-vjeçarin Michael Barber që kishte vjedhur një motor para një muaji.
21-vjeçari ka humbur kontrollin me motorin e tij dhe është përplasur në krahë të autostradës pasi ishte duke udhëtuar me shpejtësi deri në 150 km në orë.

Por ndërsa Guild po i vinte prangat 21-vjeçarit me një makinë tjetër ka ardhur gjysmë-vëllai i tij, 19-vjeçari Travis Wise që ka kërcyer mbi efektin e policisë dhe të dy kanë filluar që ta godasin efektin.

Por fatmirësisht në ndihmë të policit kanë ardhur edhe dy persona të tjerë që kanë neutralizuar vëllezërit.

Top Channel