Italia, gati për Shqipërinë

23/03/2017 00:00

Italia është qetësuar në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, pasi Leonardo Bonucci do të jetë titullar kundër kuqezinjve. Mbrojtësi i Juventusit e ka zhvilluar të gjithë seancën e fundit stërvitore dhe do të luajë përkrah Barzagli.

Bonucci ishte me temperaturë ditët e fundit dhe të mërkurën kishte zhvilluar stërvitje të diferencuar.

Ndërkohë, në stërvitjen e fundit të “axurrëve”, trajneri Ventura ka punuar shumë me goditjet standarde, duke u përgatitur kështu për një ndeshje të mbyllur që mund të zgjidhet ndoshta vetëm goditje dënimi ose këndi.

Në lidhje me formacionin, Italia mendohet se do të luajë kështu përballë nesh: Buffon; Zappacosta, Bonucci, Barzagli, De Sciglio; De Rossi, Verrati, Candreva, Insigne; Belotti dhe Immobile. Pra, një 4-4-2 ose një 4-2-4.

Ndërkohë, stadiumi i Palermos nuk do të ketë asnjë vend bosh. Nga Shqipëria do të vijnë 2500 tifozë, që do i shtohen shumë shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe që me siguri do të jenë në stadium.

Top Channel