Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë do rikonstruktohet Është mirë kur publiku shkon te teatri, por edhe më mirë kur teatri shkon te publiku, duke nxjerrë në pah anën shëtitëse që e ka të domosdoshme. Teatri Kombëtar Eksperimental ka filluar një tur, që do të prekë qytete të ndryshme në Shqipëri.
“E filluam këtë javë me Vlorën, patëm sukses. Një ndjekje shumë e mirë nga publiku vlonjat. Do të vazhdojmë fundjavën e ardhshme e për 3 ditë me radhë në qytetin e Fierit, për të vazhduar më pas me qytetet e tjera”, tha Kiço Londo, drejtor i Teatrit Eksperimental.
Kjo është një ambicie për një teatër që ka vetëm dy vite e gjysmë jetë. Megjithatë, kjo thyerje e vetërrethimit të sheshit “Skënderbej” është edhe një mënyrë për të kërkuar publikun e tij.
“Do të shkojmë edhe në Kukës, ku nuk ka një traditë teatri. Do të shkojmë edhe në Peshkopi, që ka një traditë teatri, por edhe në Tepelenë e Kavajë, që s’kanë traditë. Do të shkojmë në vende të ndryshme për të pasur një dinamikë”, shton më tej Kiço Londo.
Me këtë shëtitje, e sigurtë është që numri i shfaqeve të këtij teatri në javë do të rritet dhe aktiviteti do të zgjerohet. Duke i ardhur nga afër një publiku që e do teatrin e eksperimentit.
“Jemi teatri më i varfër, por gjithsesi jemi të qartë”, tha Londo.
Top Channel