Juventus, Di Gregorio drejt largimit, klubi bardhezi pranë arritjes së marrëveshjes me Bournemouth
Ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendasit, miqësorja midis Gjermanisë dhe Anglisë, ku protagonist absolut ishte Lukas Podolski.
Sulmuesi me origjinë polake kishte njoftuar se kjo do të ishte ndeshja e fundit e tij me kombëtaren gjermane dhe trajneri Joakim Low, i kishte rezervuar një vend në formacionin e ekipit. .
Podolski shënoi golin e vetëm të takimit, duke mbyllur më së miri karrierën e tij të suksesshme me ekipin e Gjermanisë.
Në minutën e 84’, sulmuesi la fushën e lojës, për tu zëvendësuar nga Rudy, dhe stadiumi “Signal Iduna Park”, i Dortmundit, shpërtheu në ovacione, duke i dhënë lamtumirën e merituar një futbollisti që la gjurmë në futbollin gjerman.
Lukas Podolski ka debutuar me kombëtaren e madhe gjermane, në vitin 2004 dhe që atëherë, ka luajtur 130 takime dhe ka shënuar 49 gola.
Ai është shpallur edhe kampion bote me Gjermaninë e vitit 2014, ndërsa viti më i mirë me kombëtaren është 2006 me 12 gola të shënuar.
Podolski ka edhe një karrierë të pasur me klubet, ku e nisi te Koln, më pas u aktivizua për Bayern Munchen, Arsenal, Inter, Gallatasaray dhe që prej marsit të këtij viti, ka nënshkruar me ekipin japonez të Vissel Kobe.
Top Channel
Juventus, Di Gregorio drejt largimit, klubi bardhezi pranë arritjes së marrëveshjes me Bournemouth