Kur basketbollistët kthehen në boksierë (Video)

22/03/2017 00:00

Në ndeshjen mes Toronto Raptors dhe Chicago Bulls (122-120) pati një raund boksi mes Serge Ibaka dhe Robin Lopez.

Pas një lufte për topin në tabelë mes të dyve, Lopez u përplas me Ibakën, i cili i dha një të shtyrë kundërshtarit. Këtë gjë, Lopez nuk e priti mirë dhe ia hoqi me dhunë topin nga duart Ibakës dhe aty nisi përleshja.

Edhe pse të gjithë ndërhynë për t’i ndarë gjigandët, Lopez lëshoi një grusht drejt Ibakës, i cili ia ktheu menjëherë me të njëjtën monedhë. Fatmirësisht, asnjë nga grushtat nuk zuri mirë.

Pas qetësimit të situatës, të dy lojtarët u përjashtuan nga ndeshja. Tashmë, priten ndëshkime të rënda për të dy basketbollistët e NBA.

Top Channel