“Lulet e zotit Ibrahim”

21/03/2017 00:00

Në një kohë kur ekstremizmi fetar dhe agresiviteti politik është i dukshëm, Mirush Kabashi zgjodhi të vijë me një monodramë himn për mirësinë dhe dashurinë njerëzore. “Lulet e zotit Ibrahim” e autorit francez Éric-Emmanuel Schmitt, që ka parë dritën e teatrove franceze, gjermane e deri në Japoni, erdhi edhe për publikun shqiptar.

“Padiskutim që është një letërsi shumë e bukur. Më duket se është një shembull jashtëzakonisht i mirë që sot jepet edhe në kuptimin më shumë sesa shqiptar, në kuptimin kozmopolit, nga feja dhe bashkëjetesa fetare në përgjithësi për shoqëritë dhe politikën”, shprehet aktori Mirush Kabashi, “Nder i Kombit”.

Kabashi i dha publikut në sallë një interpretim energjik dhe emocional.

“Me të vërtetë, një lloj psikologjie e mendimi, që në gjykimin tim është shprehje e mungesës së civilizimit, që ka tendenca të kalojë në ekstremizëm”, tha më tej Mirush Kabashi.

Mbi të gjitha për mesazhet që Schmitt sjell. Nga historia e Muhamedit, hebreut të lindur me emrin Moisi, jetës së tij në lagjen “Blue” të Parisit, që s’kishte asgjë blu. Kabashi vendosi t’i rikthehej skenës pas “Sokratit”.

“Kjo shfaqje, në mënyrë të veçantë tani, kudo ku ka shqiptarë, duhet të gjejë dritat e skenës. Unë e kam shumë e vështirë për t’i gjetur dritat e skenës”, u shpreh aktori i mirënjohur Kabashi.

Top Channel