Itali e “frikshme” ndaj Shqipërisë

21/03/2017 00:00

Ditën e premte Italia dhe Shqipëria do të ndeshen mes tyre në Palermo në një sfidë mjaft delikate për ecurinë e mëtejshme të grupit ku bëjnë pjesë.

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, është shprehur se do të kërkojë vetëm fitoren nga kjo sfidë dhe për këtë fakt do të hedh në fushën e lojës formacionin e tij më të mirë.

“Sky Sport” pretendon se ka zbuluar 11 lojtarët me të cilët Italia do të zbresin ë fushë ndaj Shqipërisë, ku bie në sy një formacion mjaft sulmues. Në modulin 4-2-4, porta do të mbrohet nga i përhershmi Gianluiggi Buffon që është edhe kapiteni  i skuadrës. Portieri i Juventusit ndaj Shqipërisë do të luajë ndeshjen e tij të 1000 në karrierë.

Mbrojtja me 4 lojtarë do të përbëhet nga Zapacosta në krahun djathtë edhe pse në këtë pozicion nuk përjashtohet aktivizimi i Darmian ose D’Ambrosios. Në qendër do të luajë dyshja e Juventusit, Barzagli-Bonucci, ndërsa në krahun e majtë është e sigurt prania në formacionin titullar e De Scglios.

Dy mesfushorët e qendrës sipas “Sky” do të jenë De Rossi e Verratti, ndërsa sulmi do të përbëhet nga plot 4 lojtarë. Candreva do të veprojë në krahun e djathtë ndërsa Insigne do të jetë i vendosur në krahun e majtë, në qëndër të repartit të prapavijës do të luajnë dy sulmuesit e momentit në Serinë, Andrea Belotti dhe Ciro Immobile.

Top Channel