Neymar: Një ditë mund të luaj në “Premier League”

20/03/2017 00:00

Neymar nuk e fsheh dëshirën e tij për të luajtur në “Premier League” në të ardhmen. Sulmuesi brazilian i Barcelonës e deklaroi këtë në një intervistë për tabloidin britanik “The Sun”, ku nuk ngurroi të vlerësojë stilin e lojës që aplikojnë skuadrat angleze.

“Më pëlqen mënyra sesi e interpretojnë futbollin skuadrat angleze. Kushedi, ndoshta një ditë do të më pëlqejë të luaj në Premier League”, tha Neymar.

Neymar theksoi gjithashtu se ai anglezi është një kampionat që befason gjithmonë dhe ku lufta për titull është gjithnjë e ndezur.

“Premier League është një kampionat që më befason. Admiroj Manchester United, Chelsean, Arsenalin apo Liverpoolin, ekipe që janë aty duke luftuar për titull. Për më tepër, në Angli janë edhe trajnerët të nivelit më të lartë si Mourinho e Guardiola, personalitete me të cilët çdo futbollist ka dëshirë të punojë”, vijoi braziliani.

Top Channel