“Hajduti ka shumë duar”

20/03/2017 00:00

Në teatrin “Skampa” në Elbasan u hap të dielën sezoni i ri artistik 2017 me komedinë “Hajduti ka shumë duar”.

Komedia me autor dhe regji të Haxhi Ramës sjell shqetësimet e shoqërisë shqiptare. Shfaqja do të vihet në skenë edhe në qytete të tjera.

Klinton Kapaj, drejtor i Qendrës së Artit, tha: “Kjo shfaqje do të vazhdojë edhe javën tjetër. Në 24, 25 dhe 26 mars. Besojmë se këtë vit do të kemi komedi dhe pjesë të tjera me nivel”.

Situatat humoristike vijnë nën interpretimin e aktorëve të Teatrit të Elbasanit, me pjesëmarrjen speciale të aktorit Muharrem Hoxha.

“E garantoj publikun që do të kënaqet, pasi është komedi shumë e bukur. E shkruar dhe e luajtur bukur”, tha aktori Hoxha.

Biletat e natës së parë të shfaqjes u shitën të gjitha në teatrin “Skampa” në Elbasan.

Top Channel