Partizani i bashkohet Kukësit në krye, Laçi mposht Flamurtarin

18/03/2017 00:00

Partizani nuk gaboi në ndeshjen me Korabin dhe tashmë e sheh veten përkraha Kukësit në krye të renditjes në Kategorinë Superiore.

Në “Selman Stërmasi” e mbyllën ndeshjen me rezultatin 2-0 për të arritur në kuotën e 52 pikëve po aq sa edhe Kukësi. Kryeqytetasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë kur shënuan edhe të dy golat.

Në minutën e 32 Prençi me një autogol i dha avantazhin skuadrës së Partizanit. Pas vetëm 60 sekondash Partizani gjeti edhe golin e dytë e këtë radhë me Ekuban për të marrë 3 pikë shumë të çmuara.

Laçi thellon akoma më shumë krizën e Flamurtarit teksa e mundi me rezultatin 1-0 në sfidën e mbijetesës në Superiore.

Ai që vendosi fatin e takimit në favor të kurbinasve ishte Nika me golin e shënuar në pjesën e dytë të sfidës. Flamurtari e pati të vështirë reagonte dhe tashmë e sheh veten në vendin e parafundit të klasifikimit

Top Channel