Chelsea marshon drejt titullit, tjetër fitore për Leicester

18/03/2017 00:00

Chelsea i Antonio Conte-s nuk është ndaluar as nga Stoke. Në ndeshjen e javës së 28 “Blutë e Londrës” triumfuan në transfertë me rezultatin 1-2.

Willian dhe Cashill ishin dy futbollistët që i dhanë 3 pikët e radhës skuadrës që po shkon drejt titullit në Premier League.

Tashmë edhe Leicester, kampionët në fuqi të Anglisë, duket tërësisht të një tjetër ekip nga ai i fillimit të sezonit. Me Craig Shakespeare, “Dhelprat” siguruan fitoren e tretë radhazi, duke fituar në transfertë 2-3 ndaj West Ham.

Ky 3-pikësh e largon skuadra kampione nga zona e ftohtë, duke bërë që të punojnë më të gjatë për fazën çerekfinale të Champions League, ku do të ndeshen me Atletico Madrid.

Top Channel