Spanja, Lopetegui zbulon të përzgjedhurit

17/03/2017 00:00

Julen Lopetegui zbuloi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që Spanja do të luajë ndaj Izraelit për eliminatoret e Botërorit 2018 ne 24 mars dhe me Francën në miqësoren e 28 marsit.

Ajo që të bën përshtypje në listën e teknikut të La Rojas është prania e Gerard Deulofeut dhe Asier Illarramendit, ndërkohë që ka edhe rikthime.

Kështu janë bashkuar sërish me kombëtaren spanjolle edhe Iniesta, Pique e Sergio Ramos, të  cilët nuk ishin në përballjet me Maqedoninë dhe Anglinë për arsye dëmtimi.Po kështu është kthyer të luajë për La Rojan edhe Pedro Rodriguez i lënë jashtë nga Lopetegui në ndeshjet e fundit.

Ndërkaq disa prej emrave që luajtën në ndeshjet e kaluara si bartra, Sergio Roberto, Mata, apo Callejon, këtë radhë nuk janë preferuar nga Lopetegui.

Top Channel