Nga drithërimat në “Stadio Olimpico” te spektakli i Top Channel, Reali me përmbysje epike, PSG triumfon në Mançester
Cleveland përjetoi një mbrëmje sa të këndshme aq edhe të hidhur.
Në Quicken Loans Arena, skuadra nga Ohio arriti të mposhtë Utah Jazz 91-83 në një ndeshje ku në formacionin bazë u pa sërish Kevin Love i rikthyer pas një problemi në gju me këtë basketbollist që shënoi 10 pikë në 20 minuta lojë.
Por rishfaqja e Love në parket u shoqërua me dy probleme të tjera dhe bëhet fjalë për dëmtimin në shpatull të Iman Shumpert e atë në gju të Kyrie Irving duke u detyruar te braktisin fushën e lojës në periodën e fundit të sfidës. Përsa i përket ndeshjes, ai që e drejtoi Cleveland drejt suksesit ishte LeBron James me 33 pikë, 17 nga të cilat i shënoi në 12 minutat e fundit të saj.
Golden State e pati akoma më të lehtë ndeshjen e saj ndaj Orlandos në Oracle Arena. Skuadra kaliforniane ishte dominuese kundrejt Magic duke e mundur me rezultatin 122-92. Klay Thompson ishte më i miri në parket për Warriors me 29 pikë, 21 nga të cilat i shënoi vetëm në periodën e parë, ndërsa Stephen Curry u ndal në kuotën e 25 pikëve personale.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Oklahoma mundi Toronton 123-102, Memphis fitoi ndaj Atlantës 103-91, ndërsa New York humbi në Madison Square Garden ndaj Brooklyn 110-121.
Top Channel