Çerekfinalet, të premten shorti. Dominojnë spanjollet

16/03/2017 00:00

Juventus, Real Madrid, Barcelona, Leicester, Monaco, Athletico Madrid, Bayern Munchen, Borusia Dortmund.

Këto janë tetë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Champions League, ku duket qartë dominimi spanjoll, me tre ekipe dhe ai gjerman me dy.
 
Tre ligat e tjera kryesore, evropiane, do të vazhdojnë konkurrimin, të përfaqësuara, vetëm me nga një ekip.
 
Shorti për fazën çerekfinale të kompeticionit është programuar të hidhet të premten, në Nion të Zvicrës, në orën 11:45.

Në këtë short nuk ka asnjë rregull ndarjeje apo përjashtimi, kështu që çdo ekip mund të përballet me këdo nga të kualifikuarat.
 
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill.  

Top Channel