Mertens, larg Napolit, Inter shpreson

15/03/2017 00:00

Edhe pse nuk është një qendërsulmues, Dries Mertens e ka zëvendësuar më së miri këtë sezon Higuain-in e larguar për tek Juventusi. Belgu ka realizuar 24 gola në 34 ndeshje me Napolin.

Pavarësisht ecurisë mbresëlënëse të shtatshkurtrit, e ardhmja e tij duket larg “San Paolo”. Belgut i skadon kontrata aktuale me klubin e kaltër në verën e vitit 2018-të dhe gjasat janë që 29-vjeçari të mos rinovojë me Napolin. Për të firmosur marrëveshjen e re, lojtari i ka kërkuar presidentit De Laurentis një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, ndërkohë ky i fundit nuk i ofron më shumë se 2,5 dhe madje në marrëveshjen e re kërkon të përfshijë një klauzolë largimi prej plot 50 milionë eurosh, për klubet e interesuara jashtë Italisë.

Mertens është në “radarët” e disa skuadrave si brenda ashtu edhe jashtë Italisë. Së fundi për të është futur në garë edhe Interi, për të cilin pas zhvillimeve të fundit janë rritur shanset për një transferim të mundshëm të lojtarit.

Top Channel