Ish e dashura e Justin Bieber nuk ndalet
14/03/2017 00:00
Duket se frymëzimi për stilisten e bikinit, Sahara Ray është fakti se të jesh seksi shet. 23-vjeçarja, ish e dashura e Justin Bieber ka zgjedhur të pozojë vetë topless këtë javë.
Ajo ka postuar në Instagram foto të saj e shtrirë në shtrat pa veshur asgjë përveçse të mbathurave.
Sahara nuk ka harruar të etiketojë dhe linjën e saj të të brendshmeve, pavarësisht se në foto duket shumë pak prej tyre.
Bukuroshja, vajzë e sërfistit të famshëm Tony Ray, bëri bujë në media vitin e kaluar teksa u shfaq në Hawai me këngëtarin e famshëm Justin Bieber.
Top Channel