Një ndërprerje e energjisë në koncertin e Adele në Adelaide ndali koncertin për katër minuta.

Por ylli britanik di se si t’i kalojë këto momente duke biseduar dhe duke bërë shaka me audiencën për të mbushur kohën. Këngëtarja u zbavit me atë që e quajti vështirësi teknike kur skena u errësua komplet.

“Pra, kemi një problem teknik. Nuk e di mirë se çfarë ka”, tha ajo në koncert, sipas një video të postuar online.

Pasi u kërkoi leje prindërve që kishin ardhur me fëmijë në koncert, ajo nisi të tregoi barcoleta, duke e kaluar më së miri këtë avari që po përpiqej ta rregullonte stafi teknik.

“Si e quani një bjonde të zgjuar? Një brune me erë të keqe goje”, tha Adele dhe të pranishmit shpërthyen në të qeshura.

Top Channel