Në prag të Ditës së Verës; TKOB sjell “Traviatën” në Elbasan

13/03/2017 00:00

Atmosferës së festimeve për “Ditën e Verës” në Elbasan i është shtuar një ngjarje e veçantë artistike. Publiku elbasanas ka pasur mundësi të ndjekë operan “Traviata” vënë në skenë nga trupa e TOB.

Ka qenë e tejmbushur salla e teatrit ndërkohë që kërkesat për bileta ishin shumë herë më të mëdha. Drejtuesja Zana Çela tha se TOB rikthehet në Elbasan pas 40 vitesh dhe nuk mund të gjente një ditë më të përshtatshme se kjo.

“Zonja e Arkivës na tha se në Elbasan TKOB kishte shkuar 40 vite më parë. Ky rikthim është shumë i bukur dhe të vish me “La Traviata” në Elbasan do të thotë që të impenjohesh për të dhënë maksimumin për Elbasanin dhe qytetarët e tij”, u shpreh Zana Çela, Drejtoreshë e TKOB

Është detyrë e TKOB të udhëtojë në çdo qytet të Shqipërisë dhe kudo ku ka shqiptarë gjë që është përfshire tashme në kalendarin e aktiviteteve thotë Çela. “Traviata” shënoi një tjetër sukses në Teatrin Skampa të Elbasanit.

Top Channel