Sadiku “zgjohet” vonë, Lugano pëson pesë

12/03/2017 00:00

Lugano e Armando Sadikur dhe Paolo Tramezzanit ka humbur me rezultatin e thellë, 5-2, sot në transfertën ndaj Thun. 

Vendasit e nisën shkëlqyer ndeshjen dhe arritën të shënojnë 4 gola në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 65-të kryesonin me rezultatin 5-0. 

Skuadra e Sadikut u kujtua shumë vonë, se ishte në fushë dhe arriti të shënojë në dy hërë në minutat e fundit, me anë të Carlinhos dhe sulmuesit kuqezi. 

Ky ishte goli i pestë radhazi i Sadikut për Luganon, në gjashtë ndeshje të luajtura. 

Sadiku dhe Tramezzani u transferuan në janar të Lugano, me objektivin e shpëtimit të ekipit nga rënia dhe pas 6 ndeshjeve duket se objektivi është arritur pasi tani ndodhen plot 8 pikë mbi ekipin e vendit të fundit. 

Bazeli i Taulant Xhakës ka marrë fitoren e radhës sot, në transfertën ndaj Sion dhe mesfushori kuqezi ishte sërish mes titullarëve. 

Xhaka me shokë janë shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë dhe fitimi i titullit është çështje e mbyllur për ta. 

Top Channel