Granit Xhaka në “radarët” e Bayern

12/03/2017 00:00

Mesfushori kosovar i kombëtares zvicerane të futbollit Granit Xhaka, gjatë kësaj vere mund të largohet nga Arsenali, pas oshilacioneve që ai ka shfaqur me fanelën e skuadrës londineze. 
 

I kërkuar me ngulm nga trajneri Venger dhe me një sakrificë të madhe financiare në merkato, futbollisti i përfaqësueses helvetike po shihet gjithnjë e më shumë si një zëvendësim ideal për Ksabi Alonson te Bajerni i Mynihut. 

Ish-futbollisti i Borussia Monchengladbach verën e kaluar iu bashkua ‘Topçinjve’, por lojtari nga Prishtina, pas vetëm një viti në Premier League, sërish mund të bëhet pjesë e Bundesligës gjermane. Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld thotë se Bayern Munich është i interesuar për shërbimet e Xhakës. 

“Bayern Munich sigurisht që e ka Xhakën në radarin e tij. Graniti gjithmonë është një temë për klubet e mëdha dhe ai ende është duke u përmirësuar shumë në lojë”, tha ai.

Lojtari kosovar ka shënuar 3 gola në 26 paraqitje me Arsenalin dhe Sport Bild pretendon se Xhaka kërkohet me ngulm në Bavari. 

24 vjecari shihet nga drejtuesit si zëvendësimi i duhur për Alonson që do të lërë futbollin në qershor. 

Top Channel