Cristiano do të bëhet me binjakë

12/03/2017 00:00

Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish prind. Sipas “The Sun”, sulmuesi i Realit të Madridit ka përdorur sërish një nënë surrogat në Shtetet e Bashkuara që së shpejti do të lindë binjakë.

Futbollisti portugez është gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por, sipas tabloidit britanik, u ka rrëfyer miqve më të ngushtë se shpejt do të bëhet edhe me dy djem të tjerë.

Cristiano ka një djalë 7-vjeçar, nënën e të cilit e ka paguar 12 milionë euro që të mos tregojë identitetin e saj.

Fituesi i Topit të Artë ka disa muaj që është lidhur me 22-vjeçaren spanjolle Georgina Rodriguez, historia e tij e parë serioze që pas ndarjes nga modelja Irina Shayk.

Top Channel