Wenger: E kam vendosur të ardhmen

10/03/2017 00:00

Pas eliminimit të Arsenalit me rezultat të thellë 10-2, ndaj Bayern Munchen dhe pas protestave të tifozëve, të cilët kërkonin shkarkimin e trajnerit Arsen Wenger, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

“Protestat e tifozëve do të ndikojnë në zgjedhjen time, sigurisht, por nuk do të jenë faktori kryesor i vendimit tim. U kam komunikuar futbollistëve të mi, vendimin tim dhe ata e dinë të ardhmen time”, u shpreh trajneri francez i Arsenal. 
 
Ndërkohë, edhe Arsenal, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar pas deklaratave të trajnerit të tyre. “Çdo vendim do të merret bashkërisht dhe do të komunikohet në kohën e duhur”, ishte reagimi i klubit, pas deklaratave të ëenger.
 
Këto deklarata përforcojnë edhe më shumë zërat se Arsenal dhe Wenger kanë vendosur të mos e zgjatin kontratën e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, duke qenë se aktualja përfundon në fund të këtij sezoni.

Arsen Wenger drejton Arsenalin që prej vitit 1996, pra plot 21 sezone, duke qenë një nga trajnerët më jetëgjatë në një klub.

Top Channel