Xabi Alonso njofton tërheqjen nga futbolli

09/03/2017 12:50

Xabi Alonso ka njoftuar në Twitter se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

“E përjetova. E dashurova. Lamtumirë, o lojë e bukur!”, shkroi mesfushori spanjoll i Bajernit të Mynihut në një foto bardhë e zi të postuar në rrjetin social.

Gjeniu i pasimeve të gjata ka luajtur gjatë karrierës së tij me Real Sociedad, Liverpul, Real Madrid dhe tashmë militon te Bajerni i Mynihut.

Spanjolli ka arritur të fitojë dy herë Ligën e Kampioneve gjatë karrierës, ndërsa me Spanjën ka fituar Kupën e Botës dhe dy herë Kampionatin Evropian.

Top Channel