Duket se testet e zhvilluara në Spanjë i kanë kthyer buzëqeshjen gjermanit Sebastian Vettel: “Makina ka qenë e besueshme dhe mendoj se në krahasim me një vit më parë kemi bërë hapa përpara.
Makina të dëfren kur e nget dhe është e shpejtë. Duke parë rezultatet që kemi mbledhur në Barcelonë mund të them se jemi afruar me Mercedes, por kemi ende shumë për të mësuar”, deklaroi Vettel.
Zhvillimet e fundit duket se i japin shumë shpresë pilotit të Ferrarit, që gjithsesi e di mirë ku skuadra duhet të përmirësohet më shumë: “Po ndjekim një program të detajuar. Shumë herë jemi të shpeshtë, herë të tjera më pak. Problem është se ende nuk kemi arritur kilometrazhin që kishim përcaktuar”, shprehet Vettel.
“Gara e Australisë është afër dhe ne po punojmë shumë në pistë, por edhe në fabrikë po bëhet një punë e mirë. Në ndryshim nga viti i shkuar jemi shumë më mirë, kemi bërë më shumë kilometra dhe jemi përmirësuar në tërësi. Nga viti i shkuar mësuam shumë gjëra, sepse edhe në fillim të sezonit të shkuar ishim mjaftueshëm të shpejtë në teste”.
Gjermani mban një profil të ulët kur flet për kundërshtarët: “Hamilton mendon se jemi të rrezikshëm? Nuk e di, por nëse në Melburne do të luftojmë për podiumin do të ishte fantastike, por gjithsesi testet janë shumë ndryshe nga gara. Në vijën e drejtë nuk jemi shumë të shpejtë, por në kthesa nuk jemi mirë”, u shpreh Vettel.
Top Channel