
Një teknologji që fillimisht u përdor për të luftuar gjobat e trafikut po ndihmon tashmë refugjatët me kërkesat ligjore.
Kur Joshua Browder zhvilloi DoNotPay ai e quajti “avokati i parë robot në botë”. Është një program kompjuteri dhe që bën biseda nëpërmjet komandave të shkruara ose zanore dhe përdor Facebook Messenger për të mbledhur informacione mbi çështjen para se të japë këshilla dhe dokumente ligjore.
Fillimisht u dizenjua për të ndihmuar njerëzit për të dalë nga parkimi apo të marrin bileta të shpejta. Por tashmë 20-vjeçari britanik, Browder që aktualisht studion në Stanford University ka adaptuar krijesën e tij për të ndihmuar azilkërkuesit.
Në SHBA dhe Kanada aplikacioni po ndihmon refugjatët të përmbushin aplikimet e emigracionit, dhe në Britani jep ndihmë për azilkërkuesit që të marrin mbështetje financiare nga qeveria.
Browder e krijoi chatbot-in me ndihmën e juristëve nga këto vende. “Ai punon duke bërë një sërë pyetjesh për të përcaktuar nëse një refugjatë është i pranueshëm për azil, për mbrojtje përmes ligjit ndërkombëtar. Për shembull, A jeni të frikësuar që jeni subjekt torture në vendin tuaj të lindjes?”, shpjegon Joshua për BBC Trending.
“Në momentin që e di se një përdorues mund të kërkojë azil, ajo nxjerr qindra detaje dhe plotëson automatikisht aplikimin për emigrantin. Ajo që është e rëndësishme, është se të gjitha pyetjet e chatbot janë në anglisht”, thotë më tej ai.
Top Channel