Tifozët e Arsenalit, protestë kundër Wenger

08/03/2017 00:00

Tifozët e Arsenalit tashmë e kanë humbur durimin dhe këtë ata e shfaqën edhe në mesjavë, përpara se të luhej sfida e Ligës së Kampioneve me Bajernin e Mynihut, ku “Topçinjtë“ u turpëruan për të dytën herë, pasi u shkatërruan sërish me rezultatin 5-1.

Në ambientet rreth “Emirates Stadium“ nuk ishin të paktë personat që u mblodhën për të protestuar, duke kërkuar largimin e trajnerit francez nga drejtimi i skuadrës, ku Arsene Wenger qëndron që nga viti 1996.

Një situatë e tillë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rritur akoma më shumë presionin mbi Arsenalin e sidomos Wengerin, i cili këtë fundjavë duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Lincoln, në ndeshjen çerekfinale të FA Cup.

Top Channel