Dy provat e Holandës: Jashtë Sneijder, debuton Hoedt

08/03/2017 00:00

Kombëtarja holandeze e futbollit po përgatitet për një test të rëndësishëm në eliminatoret e botërorit 2018 ndaj Bullgarisë si dhe miqësoren e luksit me Italinë këtë muaj.

Por skuadra e tulipanëve e drejtuar nga Deni Blind do të ketë disa risi.

Është lënë jashtë grumbullimit mesfushori me eksperiencë Wesli Sneijder ndërsa ka edhe debutues. Futbollisti i Gallatasarajit ka vuajtur me dëmtimet së fundmi dhe nuk u konsiderua në kushte optimale fizike për të qenë në seleksionin e trajnerit portokalli, edhe pse Deni Blind refuzoi ta përjashtojë përfundimisht.

“Kam lënë jashtë kombëtares një numër të madh lojtarësh që priteshin mes të cilëve edhe Sneijder. Ata nuk janë të riaftësuar 100% dhe forma fizike është një faktor kyç kur t’i luan për kombëtaren e vendit tënd. Sidoqoftë do të monitorojmë situatën e tyre në 10 ditët e ardhshme” tha trajneri i kombëtares portokalli.

Holanda do të jetë gjithashtu pa qendërmbrojtësit Virxhil Van Dijk dhe Xhefri bruma’ për sfidat e këtij muaji. Mbrojtësi i Lacios, Wesli Hoedt është përfshirë në listë si përforcim, së bashku me risi të tjera si Tornstra dhe Ramselar.
 
Holanda shihet si favorite ndaj Bullgarisë në eliminatore, dhe lojtarë si Memfis Depai, Strotman dhe Arien Roben, do të jenë me të gjitha gjasat nga minuta e parë. Tulipanët janë të dytët në grupin A, dhe do të luajnë me bullgarët në Sofje në 25 Mars, para se të presin Italinë në Amsterdam Arena.

Top Channel