Allegri jep pëlqimin për Barçën

08/03/2017 00:00

Luis Enrique ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën që ka me katalanasit  dhe do të largohet në fund të sezonit, ndaj Barcelona është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij.

Massimiliano Allegri është një nga emrat që ka filluar të qarkullojë ditët e fundit si një nga kandidaturat më t mundshme për të stërvitur Messin me shokë.

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit katalanas kanë takuar menaxherët e trajnerit italian dhe janë interesuar për disponibilitetin e tij, për të marrë drejtimin e klubit dhe në ditët në vijim pritet të bëhen hapa të tjera drejt realizimit të marrëveshjes.

Tekniku italian ka dhënë pëlqimin e tij, që nëse largohet nga Juventus në fund të sezonit, të pranojë të stërvitë katalanasit nga vera e ardhshme e në vazhdim.

Ariedo Braida duket se është sponsori kryesor i Allegrit drejt stolit të Barçës, pavarësisht se këta të fundit do të preferonin të emëronin një trajner me të shkuar ose të tashme “barceloniste”.

Top Channel