Ushtria e Kosovës, zgjidhja nëpërmjet ndryshimit të ligjit

07/03/2017 00:00

FSK nuk u bë FAK, për shkak se nuk mori votat e serbëve për ndryshimin e kushtetutës. Kjo i detyroi autoritetet kosovare që të gjejnë një zgjidhje tjetër për ta shndërruar më në fund në ushtri.

Transformimi do të bëhet duke ndryshuar vetëm ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me  Kushtetutën. Në projektligjin e ri që  presidenti hashim thaci ia dorëzoi kreut të kuvendit kadri veseli, FSK merr të gjitha kompetencat ushtarake që parashikonte  ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Tri vite më parë kam paralajmëruar themelimin e Forcave të Armatosura fatkeqësisht realiteti ka mbetur i njëjte për arsye të njohura. Do të doja që transformimi i FSK-së të ndodhte përmes një procesi transparent përcjellë me ndryshime kushtetuese. Por s’kemi mundur ta bëjmë sepse deputetët serbë e kanë bërë të qartë që kurrë s’do të bënin ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Thaçi duke shtuar se se ky realitet është për keqardhje dhe se origjinën e ka në Serbi.

Serbët dhe minoritetet e tjera në FSK përbëjnë 8.2 përqind të pjesëtarëve të saj. Kjo forcë  zyrtarisht është themeluar më 27 nëntor 2009,  kur u bë transforimimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, një formacion i dalë pas carmatosjes së uck-së dhe gjatë këtyre viteve ka shërbyer si një forcë reaguese ndaj krizave dhe ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave.

Top Channel