Liverpool, rritje pagash mbi 200 mln paund

07/03/2017 00:00

Liverpool ishte skuadra që kishte një rritje të ndjeshme pagash për futbollistët dhe stafit teknik të saj.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, shifra e shpenzuar në këtë zë të bilancit nga drejtuesit e “The Reds” për periudhën qershor 2015-maj 2016 ishte 208 milionë e 258 mijë paund duke kaluar klube të tilla si Manchester City dhe Arsneali që  gjatë kësaj periudhe shpenzuan respektivisht 198 dhe 195 milionë paund për pagat.

Kjo shifër e regjistruar nga Liverpooli është 25% më e lartë se ajo prej 166 milionë paund për periudhën financiare 2014/2015. Gjatë kësaj periudhe, Liverpool solli në “Anfield” 9 lojtarë të rinj mes të cilëve, Firmino, Benteke, Clyne si dhe trajnerin Jurgen Klopp. Ishte sezoni kur Liverpooli arriti në finalen e Kupës së Ligës dhe atë të Europa League, ndërkohë që kampionatin e mbylli në vendin e tetë.

Numri total i personave që janë punësuar nga Liverpooli në periudhën qershor 2015-maj 2016 është rritur nga 636 në 700, nga këta 500 janë pjesë e administratës,139 janë futbollistë e trajnerë, ndërsa 61 janë pjesë e stafit të mirëmbajtjes së ambienteve të klubit.

Top Channel