United në gjurmët e Kevin Strootman

06/03/2017 00:00

Manchester United vë sërish  në shënjestrën e tij Kevin Strootman. Sipas medias italiane për Djajtë e kuq do të bëjnë një tjetër tentativë për të sjellë në Old Trafford mesfushorin holandez të Romës, kontrata e të cilit me verdhekuqtë skadon në verën e vitit 2018.

Emri i Strootman është përmendur edhe më parë në ambientet e Manchester United që e kërkoi në periudhën kur në pankinë ishte Louis Van Gaal.

Por në atë kohë nuk u arrit asnjë akord për këtë transferim, kështu që Djajtë e Kuq do të bëjnë një tjetër tentativë.

Top Channel