Motoçiklizëm në akull

06/03/2017 00:00

Fundjava në Berlin i ishte dedikuar Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit në Akull.

Në ndalesën e zhvilluar në kryeqytetin gjerman, ai që triumfoi në dy ditët e fundit ishte sportisti rus Dmitry Koltakov. Në garën e parë, Koltakov kryesoi gjatë gjithë kohës, ndërsa në ditën e dytë ai e fitoi garën në çastet e fundit, pasi parakaloi Valejev dhe Kononov.

Pas kësaj fitoreje dhe kur ka mbetur edhe një garë për t’u zhvilluar, ajo e Herenvenit në Holandë, klasifikimi i Botërorit kryesohet pikërisht nga Koltakov me 146 pikë, i ndjekur nga Kononov me 138, ndërsa i treti është Dmitry Komitsevich me 122 pikë.

Top Channel