Chelsea marshon drejt titullit

06/03/2017 00:00

Blutë e Londrës kanë arritur të fitojnë sërish, në transfertën ndaj West Ham, me rezultatin 1-2.

Eden Hazard në pjesën e parë dhe braziliani Diego Costa në të 50-ën, shënuan për londinezën, para se vendasit të shënonin golin e nderit në minutat shtesë të takimit.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga italiani Antonio Conte ka rikthyer sërish diferencën prej 10 pikësh me Tottenhamin e vendit të dytë.

Kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi i sezonit, Chelsea marshon i qetë drejt titullit kampion, pasi duket e pamundur që londinezët të shpërdorojnë aq shumë. 

Top Channel