Tirana nuk fiton as ndaj Korabit

04/03/2017 00:00

Skuadra e Tiranës nuk ka mundur të rikthehet te fitorja as në ndeshjen e kësaj të shtunë ndaj Korabit. Ndeshja u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe u mbyll në barazim 1-1.

Tirana nuk fiton që prej 18 dhjetorit të vitit të kaluar në kategorinë Superiore. 6 ndeshje pa fitore në një fazë janë shumë për një skuadër që ka fituar 24 herë titullin kampion.

Dy golat e kësaj ndeshje u shënuan brenda 5 minutave. Në të 40-n shënoi Kaja për Korabin, ndërsa në fundin e pjesës së parë barazoi Ede.

Një barazim që  ndoshta nuk i bën shumë punë Korabit, por të  paktën ndikon në moralin e skuadrës, në  ndryshim nga Tirana, që  përveç pikëve vazhdon të humbasë dhe moralin.

Ndërkohë, në barazim u mbyll edhe ndeshja tjetër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. Por në ndryshim nga Korabi-Tirana në këtë ndeshje rrjetat mbetën të paprekura.

Top Channel