Vettel për Ferrarin: Është makinë e besueshme

02/03/2017 00:00

Sebastan Vettel i jep nota pozitive makinës së re Ferrari. Piloti gjerman, gjatë testeve parasezonale të zhvilluara në pistën e Montmelosë në Barcelonë, dha përshtypjet e tij të para për makinën që do të ketë në dispozicion në Botërorin e ri, duke e cilësuar si të besueshme.

“Është ende herët për të bërë parashikime, por makina e re e Ferrarit është e besueshme. Shohim kohët tona dhe ato të skuadrave të tjera dhe gjërat duken mirë, por nuk mund të themi se në çfarë niveli jemi. Gomat durojnë më shumë, makina është ndryshe, duket sikur po drejtojmë një mjet të 10 viteve më parë. Gjithsesi, duhet të punojmë shumë për të qenë gati për Botërorin  e ri”, deklaroi Vettel për Sky.

Sezoni i Formulës 1 do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë, në datën 26 mars.

Top Channel