Shtyhet sërish shitja e Milanit te kinezët

02/03/2017 00:00

Data 3 mars duhej të shënonte shitjen përfundimtare të Milanit te kinezët, por me shumë mundësi do të ketë një tjetër shtyrje.

Fininvesti pritet që të njoftojë kërkesën për shtyrje të paraqitur nga Sino-Europe Sports, që nga ana e tij do të derdhë në arkat e Fininvestit një këst të tretë prej 100 milionë eurosh, brenda datës 10 mars.

Për mbylljen përfundimtare të blerjes së Milanit nga kinezët ndoshta duhet pritur deri në fillim të muajit prill.

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” thotë se palët po punojnë për të kaluar pengesat e fundit të operacionit. E vetmja gjë e sigurtë është që nesër, Milani do të mbetet sërish në duart e Silvio Berlusconit.

Top Channel