Ndalet At. Madrid, Sevilla me hap kryesuesi

02/03/2017 00:00

Pas humbjes 1-2, të dielën ndaj Barcelona-s, Athletico Madrid ka regjistruar një tjetër hap fals në kampionat.

Djemtë e Simeones nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, në transfertën ndaj Deportivo La Coruna-s, e cila kaloi e para në avantazh me Andone në minutën e 13-të, ndërsa At. Madrid barazoi rezultatin me Griezmann në të 68-ën.

Me këtë rezultat Athletico mbetet plot 11 pikë pas Barcelonës, duke dalë totalisht jashtë garrës për titull dhe do t’i duhet të përqendrohet të gara për vendin e katërt, që e çon në Champions.

Një tjetër lajm i keq për trajnerin Simeone, ishte edhe dëmtimi i rëndë i sulmuesit spanjoll, Fernando Torres, në fundin e takimit.

Nga ana tjetër, Sevilla arriti një tjetër fitore në shtëpi, ndaj Ath. Bilbaos me rezultatin 1-0. Iborra në minutën e 14’, shënoi golin e vetëm të takimit, duke dërguar në rrjetë topin e grushtuar nga portieri, ndaj penalltisë së Jovetiç.

Me këtë fitore, Sevilla konfirmohet si pretendente për titull, pasi pozicionohet në vendin e tretë, me 55 pikë, dy më pak se Barcelona kryesuese. 

Top Channel