Tradita korçare e ardhjes së pranverës është festuar në qytetin e Korçës duke sjellë një nga festat më të veçanta të qytetit.

Dita e Verës është festuar në Korçë mes zjarresh të shumta, duke shënuar fundin e ditëve të ftohta. Qindra qytetarë kanë gjallëruar atmosferën në çdo lagje të qytetit, duke përcjellë urime për njëri-tjetrin.

Në simbolikë të kësaj dite, një aktivitet i veçantë është organizuar në Pazarin e Vjetër të Korçës nga Bashkia.

“Nga data 1 deri në datën 14 është pjesë e këtij kalendari që ne e kemi quajtur “Ditët e Verës” dhe do të kulmojë me ditën kombëtare të Verës në datën 14 me një natë të gjatë festive deri në orët e para të mëngjesit. Bashkia po përpiqet që me aktivitetet të shumta, me dekor të veçantë të gjallërojë këtë pjesë dhe ta shndërrojë si një pol që do të tërheqë shumë vizitorë dhe do të gjallërojë jetën në qytetin e Korçës”, thotë nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli. 
 
Dita e Verës në Korçë, ndryshe nga qytetet e tjera të cilat e festojnë më 14 mars, festohet edhe në datën 1 mars si një traditë e vjetër.

Top Channel