Finalja e Madhe e NBA, New York Knicks përmbysje historike ndaj San Antonios, titulli kampion, një hap larg
Golden State përjeton një mbrëmje makthi në “Verizon Center” të Uashington. Skuadra kaliforniane humbi sfidën me Wizards 112-108 duke e ndalur në 4 serinë e fitoreve radhazi në kampionat. Por jo vetëm kaq, Warriors në këtë përballje humbi edhe shërbimin e Kevin Durant për të cilin kjo ishte ndeshja e tij e 700 në NBA.
Basketbollisti i Golden State pësoi një dëmtim në gjurin e majtë duke braktisur parketin. Durant iu nënshtrua rezonancës manjetike dhe në 24 orët e ardhshme do të mësohet shkalla e dëmtimit të tij.
Megjithatë të Golden State ekziston tashmë frika se Durant mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës disa muaj. Për sa i përket sfidës, Beal me 25 pikë dhe Markieff me 22 ishin ata që drejtuan Uashington drejt suksesit, ndërkohë që për Warriors, 25 pikët e Stephen Currry ishin shumë pak.
Denver bën United Center të heshtë. Në Illinois skuadra e Nuggets mundi Chicagon me rezultatin 125-107 duke shënuar suksesin e 26 sezonal. Danilo Gallinari ishte ai që spikati për skuadrën nga Colorado me 22 pikë të shënuar. Ndërsa Chicago sheh që kjo disfatë të ndërpresë serinë e 4 fitoreve radhazi.
Fitore jashtë fushe arriti edhe Charlotte që iu imponua LA Lakers në Staples Center me rezultatin 109-104. Ai që drejtoi Hornets drejtën këtij suksesi ishte Kemba Walker me 30 pikë. Në ndeshjet e tjera të NBA, Detroit fitoi me Portland pas kohës shtesë 120-113, Memphis mundi Phoenix 130-112, ndërsa Oklahoma mposhti Utah Jazz 109-106.
Top Channel