Finalja e Madhe e NBA, New York Knicks përmbysje historike ndaj San Antonios, titulli kampion, një hap larg
Disa prej tenistëve më të mirë të botës kanë udhëtuar drejt Meksikës për të marrë pjesë në turneun e Acapulcos. Në këtë eveniment të bie në sy prania e Novak Djokovic, Rafael Nadal dhe Juan Martin del Potro, të cilët u kualifikuan për në raundin e dytë.
Novak Djokovic fitoi ndaj sllovakut Martin Klizan me rezultatin 2-0. Tenisti serb fitoi lehtë setin e parë 6-3, ndërkohë që në të dytin vuajti më shumë dhe e mbylli 7-6 pas “tiebreak”-ut.
Spanjolli Nadal nuk e pati aspak të vështirë përballjen me Misha Zverev. Numri 6 i botës e mposhti gjermanin me rezultatin 2-0 duke i fituar setet 6-4 dhe 6-3.
Ai që hasi vështirësitë më të mëdha ishte pikërisht Juan Martin Del Potro që mundi francezin Tiafoe në 3 sete me rezultatin 2-1. Argjentinasi fitoi setin e parë 6-4, por humbi të dytin 3-6. Në setin final ishte “tiebrek”-u ai që vendosi fituesin dhe ai ishte Del Potro që e mbylli këtë fraksion 7-6.
Top Channel