Industria nxjerrëse në Shqipëri, shoqëria civile kërkon transparencë

28/02/2017 00:00

Industria nxjerrëse në Shqipëri ka nevojë për përmirësimin e kuadrit ligjor sa i përket dhënies së informacionit për mënyrën se si shfrytëzohen pasuritë natyrore nga kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Ka qënë kjo përfundimi i takimit të Agjencisë Për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në bashkëpunim me sekretariatin Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Në këtë takim, u diskutua për mënyrat se si mund të nxitet angazhimi aktiv i organizatave të shoqërisë civile në konceptimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e procesit të rritjes së transparencës në industrinë nxjerrëse.

Drejtor Ekzekutiv i IQ Consulting, Kushtrim Shaipi, theksoi se përdorimi i matur i burimeve të pasurisë natyrore pasurisë duhet të jetë një motorr i rëndësishëm për zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe të kontribuojë në zhvillimin e qendrueshëm dhe në zvogëlimin e varfërisë, por nëse nuk menaxhohet ashtu si duhet, mund të krijojë ndikime negative ekonomike dhe sociale.

“Jam  ndier i surprizuar me nismën, pasi kur protestoja në 2004-n, ne kërkonim pikërisht llogari për këtë çështje dhe nuk arrinim të gjenim informacion. Është një platformë që të lejon të informohesh dhe të kërkosh llogari më pas”, tha Andi Kananaj, drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Na javët në vazhdim Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse do të publikojë dhe raportin vjetor për këtë industri në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA