Vasili: Përmbarimi, shërbim jetik

27/02/2017 10:40

Minsitri i Drejtësisë, Petrit Vasili ishte i pranishëm paraditen e së hënës në analizën vjetore të Shërbimit Përmbarimor Publik.

Në fjalën e tij, ministri tha se “një drejtësi e realizuar është ajo kur vendimi zbatohet” dhe për këtë arsye, sipas tij, “shërbimi përmbarimor është jetik dhe delikat”.

“Shërbimi përmbarimor është ura lidhëse mes asaj që drejtësia prodhon dhe qytetari prek me dorë. Institucioni po shkon drejt stabilizimit, është rritur edhe numri i punonjësve”, tha Vasili.

Në fund, ministri i Drejtësisë premtoi se Shërbimi Përmbarimor do të ketë mbështetjen e ministrisë që ai drejton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA