U19 miqësore në Itali, mposhtin Maltën
27/02/2017 00:00
Kombëtarja U-19, nën drejtimin e Erion Bogdanit ka nisur një turne miqësor në Romë të Italisë.
Sot ka zhvilluar takimin e parë me Maltën, të cilin e ka fituar 2-1 në një permbysje në 45 minutat e dyta pas disavantazhit maltez të pjesës së parë.
Golat për skuadrën përfaqësuese shqiptare u shënuan nga futbollisti Sadik Çela nga një goditje dënimi, kurse golin e dytë e shënoi Michelangelo Metolli.
Të martën në orën 15:00 skuadra kombëtare U-19 do të luaj miqësoren e dytë me skuadrën e Anglisë.
Top Channel